Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, është shfaqur si DJ në një video të postuar në mediat sociale.
Salvini, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm i Italisë, shfaqej duke u argëtuar me muzikë të mirë dhe në prani të femrave të veshura me bikini.
Në një moment turma këndon me Salvinin himnin kombëtar ndërsa spektakli tërhoqi reagime të përziera në mediat sociale, me disa duke lavdëruar shpirtin argëtues e të dashur të ministrit, ndërsa të tjerët duke e konsideruar jo fort serioze nga ana e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Salvini vendos kufjet e DJ-it.
Një klip tjetër e tregon atë në të njëjtin vend në vitin 2016, gati dy vjet para se të bëhej zv/ kryeministër teksa argëtonte pushuesit ne plazhin e Milano Marittima, afër Ravennas.
https://www.facebook.com/Ilpagante/videos/881203412238512/?v=881203412238512
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...