Google ADS

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane: Çdo herë kam punuar sipas ligjit

23:33 | 10 Tetor 2018
V. S.

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, përmes një komunikate për opinionin është shprehur i habitur nga informacioni i PSP-së, prej ku sot informuan se kanë nisur hetime kundër tij në lëndën e re “Pacienti”.

Bujar Osmani thotë se në karrierën e tij profesionale edhe si ministër i Shëndetësisë edhe tani, ka punuar sipas ligji dhe në interes të qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Hetimet e nisura i konsideroj si normale, korrekte dhe detyrë profesionale e Prokurorisë dhe në këtë drejtim jam në dispozicion të PSP-së dhe në çdo organi të drejtësisë në vend, për të bashkëpunuar në interes të identifikimit të gjithë gjendjes faktike. Dua të potencoj se nuk kam çfarë të fsheh, përkundrazi pres hetim të shpejtë dhe efikas me qëllim që të vërtetohet e vërteta – se unë nuk kam ndikuar, nuk kam mundur të ndikoj, e as nuk kam qenë i njohur me keqpërdorimin eventual, gjithsesi nëse ai ekziston”, shkruan Osmani në reagim./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme