“Ikja e Gruevskit flet për karakterin e tij. Ikja nga vendimi për të shkuar në burg i mohon atij epitetin e të qenit lider. Gruevski nuk tregoi patriotizëm. Ikja flet se ai nuk e ka dashur vendin e vetë.
Ikja e tij do të përçaj edhe më shumë VMRO-DPMNE-në”, deklaroi gjatë debatit në “Programi 200”, ish deputeti Izet Zeqiri.
Si është e mundur që të ikë Gruevski, pse nuk kishte flet-arrest ndërkombëtarë?
“Kalibri i Nikolla Gruevskit, i cili ishte mbi 10 vjet në pushtet, njeri i cili ka posedon pasuri të madhe, është shumë e lehtë të arratiset jo vetëm nga Maqedonia, por nga cilido shtet”, deklaroi Stojançe Angellov, i cili tha se fajin nuk e sheh tek MPB-ja. Sepse sipas tij derisa nuk është kërkuar nga MPB-ja, kjo e fundit nuk ka pasur të drejtë ta ndjek Gruevskin.
Ndërsa Izet Zeqiri tha se ikja e Gruevskit dëshmon edhe njëherë se nuk funksion shteti juridik.
“Përshtypja e ime është se me këtë akt të sotëm ne treguam se nuk funksionon shteti juridik në republikën e Maqedonisë. Pushteti ka qenë në dijeni. Për këtë ka shkruar edhe në media. Kishte edhe tituj ku thuhej se vallë qeveria do t’i mundësoj Gruevskit që të ikë në Hungari. Kjo do të dobësoj edhe më shumë VMRO-në opozitare dhe kjo i shkon për shtati partisë në pushtet, që do të përfitoj edhe më lehtë t’i kaloj ndryshimet kushtetuese dhe çështjet e tjera”, tha Zeqiri.
Sipas tij vetë fakti që kryeministri nuk kërkon përgjegjësi nga ministri i brendshëm lë hapësirë për të dyshuar se bëhet fjalë për një skenarë mirë të orkestruar.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...