Ish-deputetit në Kuvendin e Maqedonisë Izet Zeqiri, përmes rrjeteve sociale ka komentuar gjendjen e fundit të krijuar në vend, pas publikimit të aferës “Haraçi” dhe arrestimit të prokurores speciale Katica Janeva.
Zeqiri thotë se bisedat lidhur Prokurorinë Speciale midis qeverisë dhe opozitës, është bërë teatër. Sipas tij, qeveria dhe opozita nuk arrijnë marrëveshje për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike sepse nuk duan, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria dhe opozita nuk kanë mundësi të bien dakord për statusin e Prokurorisë Speciale për muaj të tërë sepse nuk duan. Qeveria propozon që Prokuroria Speciale të lëvizë plotësisht dhe të bashkohet në Prokurorinë e Krimit të Organizuar me të gjitha çështjet e saj, dhe opozita po kërkon që hetuesit dhe prokurorët e PSP të kthehen në punët e tyre të mëparshme”.
“Edhe me të parën edhe me të dytën variant nuk humbet asgjë, sepse Prokuroria Publike për ndjekjen penale të veprave të ndërlidhura që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve në bazë të procedurave dhe dinamikës së përcaktuar të dëgjimit, analizimit dhe përpunimit i ka krejt materialet në dispozicion”.
“Zyrtarisht Prokuroria Publike ka në disponim 606.555 skedarë audio që janë përgjuar që kanë qenë në dispozicion të Prokurorisë, ku deri tash janë analizuar 582.293 skedarë audio, pra 96% të numrit të përgjithshëm të skedarëve audio në dispozicion të kësaj Prokurorie Publike. Nga numri i përgjithshëm i thirrjeve dhe bisedave të analizuara 582.293, thuhet se 453.281 skedarë audio janë biseda private dhe është normale të respektohet plotësisht parimin e fshehtësisë dhe intimitetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe personave të tjerë, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por çka ndodhë me 129.012 skedarëve nga përgjimet që nuk janë private ku sigurisht ka vepra penale për të cilat lirishtë mundet të vazhdoj procedura”.
“Kjo Prokurori Publike ka në dispozicion 834. 374 SMS porosi nga e cila janë analizuar deri më tash 56% gjegjësisht 476.249 SMS porosi nga e cila 432.254 SMS janë private dhe 43.995 SMS porosi që nuk janë private për të cilat mundet të zhvillohet procedura. Prokuroria duhet të ketë dinamik të punës dhe plan akcional për procedimin e rasteve në mënyrë efektive dhe efikase sepse harxhojnë buxhet 3.717.609 mijë euro vetëm për këtë vit”, (sic) shkruan Zeqiri.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...