Google ADS

Zënkë mes dy personave nga Shkupi në Ohër, njëri lëndon me thikë

22:13 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Dy shkupjanë janë rrahur në Ohër, me çka njëri prej tyre ka mbetur i lënduar rëndë.

Sipas ‘Ohrid news’, ngjarja ka ndodhur sot pasdite rreth orë 17:00 në një shtëpi në rrugën ‘Kuzman Kapidan’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski tha gjatë rrahjes është përdorur edhe mjet i mprehtë, dhe një person ka mbetur me lëndime të rënda trupore.

Organet hetuese po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme