Nuk është e vërtetë se mësimi online po zhvillohet në të gjitha shkollat.
Në shkollën fillore “Ismail Qemali”, klasat e ciklit të lartë nuk e zhvillojnë mësimin nga distanca.
Kështu deklarohet Muhamed Zekiri, vajza e të cilit është nxënëse e kësaj shkolle. Ai shton se gjithçka që ata bëjnë është angazhimi që nxënësit t’i kryejnë detyrat në shtëpi, mirëpo ai thotë se nuk mund fëmijët të angazhohen me detyra për të cilat nuk u është shpjeguar paraprakisht për temat e caktuara.
Zekiri madje thotë se “Ismail Qemali” nuk është shkolla e vetme e cila mban mësim online, por ka prind që i kanë treguar se edhe në disa shkolla të komunës së Karposhit dhe të Komunës Qendër nuk zhvillohet mësimi nga distanca.
“Vajza ime është në klasën e tetë dhe deri tash asnjë orë online nuk e kanë zhvilluar, nxënësit e kësaj klase…Pastaj kishte prind që mu paraqitën dhe u pajtuan me mua dhe thanë se në klasat e ulëta nga klasa e parë deri në të katërt, ka raste edhe ku zhvillohet mësimi online. Këtu nuk fajësoj arsimtarët, por i replikoj ministrit të arsimit Arbër Ademit, i cili doli dhe tha se çdo kund në shkolla në vendin tonë është duke u zhvilluar pa pengesë mësimi online. Apsolutisht nuk është mësim online, nëse fëmijëve u dërgohen detyrat përmes rrjeteve sociale, përmes viberit, përmes facebook-ut, ose përmes emaili-it dhe ata ti bëjnë detyrat në shtëpi dhe të ua kthejnë arsimtarëve”, tha Zekiri për TV Shenja.
Zekiri tha se është shqetësuese që në klasën e vajzës së saj nga 30 nxënësit në klasë, 11 prej tyre nuk kanë pajisje IT për të ndjekë mësimin.
Ndërkaq, nga shkolla në fjalë reagojnë duke thënë se ajo çfarë thotë Zekiri, se në këtë shkollë nxënësit nuk mbajnë orë online, janë lajmë të rrejshme.
Ata akuzojnë se Muhamed Zekiri këtë e bënë për qëllime politike.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...