Zekiri: Do të padisim Milloshoskin për zbulimin e sekreteve shtetërore

17:12 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot në konferencë për shtyp tha se do të ngrisin padi penale ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonion Milloshoski, për shkak të publikimit të sekreteve shtetërore nga takimi i liderëve.

Zekiri tha se Milloshoski ka publikuar detaje nga takimi i liderëve, që sipas tij ka qenë sekret shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sjellja skandaloze e deputetit Antonio Milloshsoski në Komisionin për punë të jashtme dhe sjellja e presidentit Gjorge Ivanov është dëm i drejtpërdrejtë i interesave shtetërore dhe qytetarëve të saj. Milloshoski me atë që ka publikuar detaje nga raporti i takimit të liderëve, të cilin e ka marrë nga kabineti i presidentit, e i cili është klasifikuar si sekret shtetëror, drejtpërdrejtë ka shkelur nenin 317 të Kodit Penal”, tha Zekiri.

Ai shtoi se Milloshoski ka qenë i paralajmëruar edhe nga kryetari i Kuvendit se takimi i liderëve ka qenë sekret shtetëror dhe nuk duhet të publikohen detaje.

Zekiri në fund tha se që nga pavarësimi i Maqedonisë deri sot nuk ka pasur sjellje të tillë nga ana e funksionarëve të zgjedhur nga populli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme