Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ka akuzuar BDI-në se vazhdon të punojë kundër interesave të shqiptareve.
Në një status ne Facebook, ai ka shkruar se deputeti i BDI-së, Ejup Halimi, ka braktisur komisionin parlamentar për emërime me çka ka pamundësuar që një shqiptar të zgjidhet për drejtor në Entin Shtetëror për Revizion.
Me poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e Zekirit:
“BDI vazhdon te punoje kunder interesave te shqiptareve. Deshmi per kete ishte sot veprimi i deputetit te tyre Ejup Halimi ne komsionin per emrimi i cili nuk votoj dhe braktisi mbledhjen duke pamundesuar qe nje shqiptar profesioniste si Adem Curri te zgjidhet per drejtor i Entit Shteteror per Revizion.
Ne kete rast falemderoj publikisht per veprimin dhe perkrahjen qe i dha ketij propozimi te LSDM-se, deputetin e partise opozitare shqiptarr BESE-se Fadil Zendeli. Pajtohem plotesishte me ate qe e kishte postuar si qendrim edhe vete deputeti Fadil Zendeli!!! Andaj ne vazhdim po e ndaj me ju statusin e tij te publikuar ne profilin e tij : Përpjekjet e BDI-së për të fshehur krimin e saj në institucione janë të gjithëanshme dhe me ç’do kusht. Kjo u dëshmua edhe sot në Kuvend në Komisionin për zgjedhje dhe emërime, ku duhej të zgjidhet drejtori i Entit shtetëror për revizion. BDI-ja sot insistoi që me çdo kusht të ketë drejtor të saj në këtë institucion, i cili merret me revizionin e institucioneve, kryesisht me keqpërdorimet financiare që bëhen. Por edhe pse ky institucion është i themeluar nga Kuvendi dhe duhet të jetë i pavarur, BDI-ja insistoi që me këtë institucion të udhëheq kuadër i saj, i afërt me strukturat e Çairit, e të cilin e shesin si ekspert të pavarur. Dështimi i kësaj përpjekje të BDI-së bëri që Revizioni të mbesë pa drejtor, i cili do ishte shqiptar, por jo i BDI-së. BDI nuk e votoi kandidatin shqiptar i cili u përkrah nga më shumë parti, por nuk u mbështet vetëm nga ata dhe nga VMRO-DPMNE. Cila mund të jetë arsyeja e gjithë kësaj? Nuk mund të ketë tjetër përveç luftës së BDI-së për të mbajtur këtë institucion në “vdekje klinike”, që deri pas zgjedhjeve, Revizioni mos ua hetoj krimin e bërë në institucionet që i menaxhojnë. Por, kurdo që të jetë, herët ose vonë, gjithçka do të zbardhet!”.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...