Google ADS

Zekiri: As Bashkësia Islame, e as Kisha Ortodokse nuk mund të jenë mbi ligjin

21:26 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot nga foltorja e Kuvendit ka thënë se mbi ligjin nuk mund të jenë as Bashkësia Fetare Islame, as Kisha Ortodokse Maqedonase.

“Jemi dëshmitarë se në opinion ka përceptim, se bashkësitë fetare janë mbi ligjin. Nëse jemi të gjithë të barabartë para ligjit, atëherë duhet të merren masa edhe për bashkësitë fetare. Ditëve të fundit në rrjetet sociale, patëm rastin të shohim fotografi të kryetarit të BFI-së, me armatim të rëndë në dorë. Pyetja ime është nëse MPB do të merr masa ndaj këtij qytetari të Maqedonisë dhe e njëjta është për përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Maqedonase, Agatangjel, i cili vazhdon të nxit urrejtje mes qytetarëve, duke bërë thirrje për gjakderdhje dhe ai vazhdon të tolerohet dhe të paraqitet në opinion”, tha mes tjerash Zekiri, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se këta përfaqësues fetar, në vend që të merren me punën e tyre, bëjnë përçarje në opinion dhe mes qytetarëve. Sipas tij, ata janë shembulli më i keq se si dikush duhet të jetë prijës fetarë.

Këto deklarata Zekiri i bëri gjatë seancës së sotme në Kuvend, në të cilën deputetët parashtruan pyetje për ministrat dhe udhëheqësit tjerë qeveritar./Telegrafi

https://www.facebook.com/muhamed.zekiri/videos/10157517576089466/?t=0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme