Nënkryetar i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, i quan gënjeshtra fjalët e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se Lëvizja Besa ka dërguar letër të hapur drejt kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nga i cili ka kërkuar që të pranojë autorësinë e Deklaratës së Përbashkët. Ibrahimi më tutje shkruan se Lëvizja Besa ka ofruar përkrahje për çfarëdo marrëveshje që do të ishte në interes të shqiptarëve, por sipas tij, Ahmeti nuk e kishte hallin te interesi shqiptar, por se si ta shpëton karrierën politike.
“Ne e pranuam takimin për hatër të Kryeministrit. Ne e pranuam Deklaratën si dokument i përbashkët i joni (jo i Tiranës) për shkak të parimit “ti mbrojmë interesat shqiptare”. Por, ne ia thamë edhe Kryeministrit edhe në opinion e kemi thënë: me kryetarin e BDI-së nuk ulemi në Shkup, se ai për ne është kryefajtori i gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë.E që ta sabotojë implementimin e Deklaratës dhe ta mbajë në jetë Gruevskin, kryefajtori kërkoi nga kryetari i LSDM-së që të deklarohej për Deklaratën para se ta merrte mandatin. (Rikujtoj: ne i dhamë nënshkrimet pa kushtëzime për pjesëmarrje në qeveri – vetëm që kështu ta largojmë Gruevskin nga skena)”, tha Ibrahimi.
Në intervistën e djeshme për RTV21, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se thirrjet e Lëvizjes Besa drejt kryeministrit Rama, që ai ta pranojë autorësinë e Deklaratës së Përbashkët, i ka keqpërdorur edhe Ivanovi, edhe Gruevski, transmeton Gazeta Express.
“Mirëpo e keqja është se arsyet që i përdor Besa për të dalë me letër, që të pranojë autorësinë Zoti Edi Rama, këtu e ka shfrytëzuar edhe presidenti, edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Zoti Nikolla Gruevski, e kanë shfrytëzuar edhe analistë, duke thënë që ja një parti politike shqiptare po kërkon nga Edi Rama që të pranojë autorësinë”, tha Ahmeti.
Presidenti Ivanov, Deklaratën e Përbashkët e konsideron ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e Shqipërisë, dhe konsideron se e cenon integritetit territorial të vendin. Deklarata e Përbashkët është arsyeja kryesore të cilën e shfrytëzon Ivanovi për mos të dhënë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës