Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, policia dhe institucinet tjera kanë arrestuar 10 persona dhe ka konfiksuar 40 kilogramë marihuanë në vlerë prej mbi 200 mijë eurove.
Sipas policisë, krahas pjesmarrjes së shtetasve të Maqedonisë, në këtë grup kriminal ndërkombëtar ka pasur shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët janë të përfshirë në tregti ilegale me drogë dhe kanë transportuar transportin e marihuanës nga Shqipëria përmes Kosovës në Maqedoninë e Veriut për të përfunduar në Turqi.
Nga policia shtojnë se në fshatin Sopishte nga policët janë ndaluar dy automjete, e drejtuar nga S.F dhe B.F, të dy nga fshatin Nikishtan. Automjeti i parë ka qenë “pastrues”, përkatësisht detektimin e patrollave policore, ndërsa në bagazhin e automjetit të dytë janë gjetur paketime me marihuanë.
Në të njëjtën kohë në qendrën tregatre në Bit Pazar, policia ka arrestuar M.L (49) nga Gjorkastra, L.N nga Shkupi dhe I.E nga Tetova të cilët kanë uhdëtar me “Fiat punto”, ndërsa në lagjen Gjorçe Petrov u arrestuar A.P nga fshati Gërçec.
Po ashtu nga policia ka pasur kontrolle në dy lokacione në Patishka Reka nga ku janë arrestuar M.A 19 dhe K.K 33 për shkak se janë gjetur 26 paketime me marihuanë./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...