Zbulohet 381 rrënjë kanabisi në Gjevgjeli, arrestohen katër persona

10:06 | 2 Shtator 2021
A. B.

MPB njofton se dje janë zbuluar 381 rrënjë kanabisi në Gjevgjeli, ndërsa janë arrestuar katër persona.

“Më 01.09.2021 rreth orës 20:00 në vendin e quajtur “Zhabjak”, zona e fshatit Negorci, Gjevgjeli, policët nga Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare Jug arrestuan J.M. (30) nga fshati Negorci, S.V. (25) nga Gjevgjeli , V.L. (21) nga Bogdanci dhe H.M. (23) nga Gjevgjelia.

Gjatë kontrollit në disa vende në vendin e përmendur, policët zbuluan dhe konfiskuan 381 rrënjë të kanabisit sativa, ndërsa personat janë kapur në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga MPB.

Ata u ndaluan në një stacion policie dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, kundër tyre do të ngrihen akuzat e duhura./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme