Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e së hënës dërgimin në Presidencë të informacioneve shtese te të kërkuara nga kreu i shtetit lidhur me negociatat për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Vizion Plus ka mësuar se informacioni i mbërritur në Presidence është shumë voluminoz. Ashtu siç kishte kërkuar Presidenti Meta, në përgjigjen e ardhur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme janë të listuar dhe emrat e negociatorëve.
Do të jenë dy bashkëkryetar Armand Skapi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012. Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku./VizionPlus/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...