Sektori për Punë të Brendshme-Strumicë ka zbardhur vrasjen e D.M. 67 vjeçare në Strumicë dhe lidhur me këtë raste janë arrestuar dy persona të moshës së mitur.
Më 19.02.2021 pas njohurive paraprake operative se në një shtëpi të Strumicë janë kryer vepra penale grabitje dhe dhunim, dhe në bazë të urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore-Strumicë, është kryer bastisje në një shtëpi në rrugën “Ballkanska”, në Strumicë ku është gjetur r vdekur D.M. 67 vjeçare.
Janë ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe me urdhër të prokurorit publik është kryer obduksion ndaj trupit të pajetë dhe është konstatuar se vdekja ka ardhur si rezultat i dhunës, për shkak të ngufatjes.
Për shkak të dyshimi se janë kryerës të vepre penale “Vrasje”, fillimisht në Gjevgjeli është privuar nga liria i mituri i moshës 13 vjeçe dhe më pas në Strumicë një i mitur tjetër i moshës 14 vjeçe./alsat
Policia jep detaje për njërin prej rasteve të bastisjeve në ...
Scholz: Paprekshmëria e kufijve është një parim që vlen për ...
Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja mbështet një Kosovë sovrane që res...
“Ulja e çmimit të energjisë historike”, reagon sërish Rama: ...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për përgatitje ...
Ja si duken sot lagjet luksoze të Los Anxhelosit