Zakharieva: Vendimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë është hap i madh për perspektivën e tyre

08:22 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

“Për herë të parë pas vitit 2015 Këshilli i BE-së mbrëmë solli vendim për zgjerim, që do të thotë hapa të rëndësishëm për perspektivën evropiane për Maqedoninë dhe Shqipërinë”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, pas mbledhjes në Luksemburg.

“Nuk do ta fsheh se nuk ka qenë e lehtë. Kemi sjellur vendim të mirë për gjithë Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për qytetarët e rajonit. Kjo zgjidhje jo vetëm që rrit besimin tek BE-ja, por tregon se kemi përmbushur detyrimet që kemi pasur ndaj qytetarëve të këtij rajoni. Ky është vetëm fillimi, ka shumë punë për të përfunduar”, tha Zakharieva, e cila ka udhëhequr me mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, përfundimet e mbledhjes japin perspektivë të qartë kohore dhe afate konkrete për dy shtetet – Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ajo tha se procesi për fillimin e negociatave mund të fillojë 6-7 muaj pas vendimit të Këshillit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme