Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva, sot në një intervistë për televizionin bullgar “BTV”, e konfirmoi se gjatë takimit të djeshëm në Sofje me Bujar Osmanin, plani i përbashkët i veprimit dhe konferenca e ardhshme ndërqeveritare ishin temat e diskutimit.
Ajo sot për “BTV” deklaroi se Bullgaria nuk do të nënshtrohet presionit nga ana e Maqedonisë së Veriut.
Zakharieva tha se nuk ka marrëveshje në lidhje me historinë, disa figura kryesore historike dhe përmbajtjen e librave shkollorë nga mesjeta.
Siç njofton AIM, Zakharieva e konfirmoi se gjatë takimit të djeshëm me Osmanin në Sofje, ata e diskutuan konferencën e ardhshme ndërqeveritare, por shtoi se data e takimit duhet të njoftohet nga të dy vendet.
“Bashkimi Evropian nuk funksionon si Jugosllavia, por në një mënyrë tjetër dhe ne po ia tregojmë këtë Republikës së Maqedonisë të Veriut që nga viti 2019. Ne nuk kemi përshtypje se ata presin ndryshim të Qeverisë”, tha Zakharieva.
Nga MPJ bullgare thonë se ajo në takimin me Osmanin e riafirmoi mbështetjen parimore të Sofjes për integrimin evropian të Maqedonisë të Veriut, duke përmbushur kushtet e duhura./Telegrafi/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...