“Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski nuk i mbron interesat e atdheut të tij, por i shërben politikave të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan”, thotë ish zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva dhe kryetare aktuale e Komisionit për Politikë të Jashtme.
Ajo kërkon reagim të ashpër nga Bullgaria për deklaratat e Pendarovskit.
“Bullgaria duhet të ketë reagim shumë të prerë dhe të qartë ndaj deklaratës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që ai bën deklarata të ashpra që nuk ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thotë Zakharieva.
Ajo shpreson se qeveria e RMV-së nuk do ta pranojë kërkesën e Pendarovskit për shpalljen e politikanëve bullgarë persona non grata.
“Shpresoj shumë që qeveria maqedonase nuk do ta pranojë kërkesën e tij, sepse kjo do t’i përshkallëzojë më shumë marrëdhëniet dypalëshe. Kjo do t’u shërbejë atyre politikanëve bullgarë që nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Disa prej tyre gjithashtu nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve”, tha Zakharieva.
Ndryshe, ditë më parë presidenti i RMV-së Stevo Pendaroski, kërkoi që qeveria t’i shpallë persona të padëshiruar në vend eurodeputetët bullgarë./Telegrafi/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez