Bullgaria respekton fqinjët e saj dhe ka interes në integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Ministrja Bullgare Ekaterina Zakharieva për “NovaTV”.
Duke iu referuar vetos bullgare mbi kornizën negociuese për Maqedoninë së Veriut me BE-në, Zakharieva theksoi se mbështetja e Bullgarisë për vendin nuk ka qenë kurrë e pakushtëzuar.
“Autoritetet në Shkup e kanë ditur për një kohë të gjatë se ka probleme që nuk i kanë zgjidhur në marrëdhëniet bilaterale me ne”, tha Zakharieva, duke shtuar se vitin e kaluar gjatë takimit të fundit ndërqeveritar të vendit u theksuan këto probleme.
Ajo theksois se pas qëndrimit të Sofjes la “disa pengesa”, siç janë bllokimi i investimeve bullgare në vend me pengesa administrative, ndalimi i ndërtimit të korridorit 8, mosmiratimi i programit tre-vjeçar për arsimin dhe kulturën nga pala maqedonase dhe refuzimi i bashkëpunimit në mbrojtje.
Sipas Zakharievës, “rritja e fushatës anti-bullgare” në vend është gjithashtu e papranueshme për Bullgarinë. Ajo vlerësoi se “gjuha e urrejtjes” në vend nuk është shfaqur muajt e fundit, por që “fushata anti-bullgare nuk ka ndalur” dhe gjithmonë përkeqësohet përpara momenteve të rëndësishme.
“Nëse ata duan të bashkohen me BE-në, ata duhet t’u përmbahen vlerave evropiane. Nuk mendoj se është mirë që qytetarët e këtij vendi të rriten në urrejtje”, shtoi Zakharieva./Telegrafi/
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...