Zakharieva: Mbështetim fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

22:56 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Ekaterina Zakharieva, ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë i ka prezantuar prioritetet e kryesimit bullgar të BE-së para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Me këtë rast, Zakharieva ka deklaruar se Bullgaria është e inkurajuar shumë nga arritja e Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me bisedimet për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka deklaruar se është mjaft reale që bisedimet me Maqedoninë të fillojnë gjatë kryesimit bullgar të BE-së dhe se do ta mbështetin një zhvillim të tillë edhe për Shqipërinë.

Zakharieva ka theksuar se Ballkani Perëndimor është mjaft i rëndësishëm për mirëqenien e Evropës, dhe se nuk mund të ketë Evropë stabile pa Ballkanin stabil./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme