Ministrja për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva tha se lideri i OBRM-PDUKM-së po mundohet përsëri të ringjall ndjenjat nacionaliste, të cilat edhe ashtu janë mjaft të fuqishme, por kjo asesi nuk guxon të bëhet në llogari të vendeve fqinj.
Zakharieva tha se mbështet qëndrimin dhe deklaratën e Bojko Borisov “se nëse Maqedonia dëshiron që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, duhet të ndalojë retorikën antibullgare”.
“Ata dëshirojnë që të jenë pjesë e një familjeje-BE, por duhet ti përmirësojnë marrëdhënie me fqinjët. Me vite ka retorikë antibullgare. Kishte zhvillim në këto dy vitet e fundit, por nuk mund të uleni në një tryezë ku diskutohet ndonjëherë vendime të rënda në nivel të Këshillit të Evropës, ndërsa në të njëjtën kohë të ketë edhe çështje të pazgjidhura para një vendi anëtare”, tha Zakharieva.
Ajo shtoi se politikanët nga Maqedonia nuk duhet t’i hedhin problemet vendeve fqinjë dhe konstatoi “se është turp që një personalitet si Goce Dellçev të na ndajë”.
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...