Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë është nënshkruar në vitin 2017 dhe mes tjerash ka përmbajtur formimin e një Komisioni për çështje Historike, i cili nuk ka arritur ta kryej punën e vet.
“Bullgaria dëshiron të pranohet e vërteta historike. Kjo nuk ishte problem për Maqedoninë e Veriut kur e nënshkroi marrëveshjen. Historia e përbashkët na bashkon s’duhet të na ndajë. Ky është qëllimi. Ne nuk themi ‘këto figura janë vetëm tonat’, por ‘Këto figura i kemi të përbashkët’. Ky është mendim modern i dy vendeve që dëshirojnë të jenë në Bashkimin Evropian”, tha Zakharieva, përcjell telegrafi maqedoni.
Ajo thekson se Bullgaria insiston që gjuha maqedonase të gjuhet si ‘gjuha zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, si dhe të ndryshohen tekstet shkollore ku bullgarët paraqiten si fashistë.
Ajo shton se Qeveria e Bullgarisë pret që vërejtjet e tyre të gjejnë vendin e vet dhe se nuk dëshirojnë që të pengojnë RMV-në në rrugën drejt BE-së.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...