Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova, deklaroi se vendet fqinje të Serbisë kanë mbyllur hapësirën ajrore për fluturimin e aeroplanit të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, transmeton RIA Novosti.
“Vetëm sot, një orë më parë, vendet përreth Serbisë mbyllën kanalin e komunikimit, duke mos lejuar fluturimin e avionit të Sergei Lavrov, i cili po përgatitej për në Serbi”, tha Zaharova për TV italian La7.
Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk do ta lejojnë hapësirën ajrore për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili sipas agjendës pritet ta vizitojë Beogradin më 6 e 7 qershor.
Siç shkruan Danas këto shtete s’do ta lejojnë hapësirën ajrore për transportin e kryediplomatit rus.
Me logjistikën e udhëtimit të Lavrovit është duke u marrë vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...