Google ADS

Zaharova: Përfshirja e Maqedonisë në NATO dëshmi se zgjerimi i Aleancës në vetvete është një qëllim

20:46 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Qëllimi i NATO-s është që në mënyrë mekanike të zgjerohet në Evropë nuk mund ta përforcojë sigurinë, ndërsa përfshirja e shpejtë e Maqedonisë në këtë bllok ushtarak, vetëm konfirmon se “politika e dyerve të hapura” mbetet në vetvete një qëllim, deklaroi Marija Zaharova zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Siç transmetoi “Sputnik Serbia”, Zaharova, lidhur me Samitin e NATO-s në Bruksel dhe ftesën për anëtarësim të Maqedonisë deklaroi se në në praktikë NATO-ja e përsërit atmosferën e epokës së konfrontimit të bllokut dhe se përfshirja e shpejtë e Maqedonisë në NATO është dëshmi se politika e dyerve të hapura vetvetiu shndërrohet në qëllim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në praktikë NATO e përsërit atmosferën e epokës së konfrontimit të bllokut, në të cilën, para së gjithash, ndjehet shumë më rehat sesa në kushte të rendit botëror njëpolar…Me këtë është kushtëzuar edhe synimi i bllokut që në mënyrë mekanike të zgjerohet. Ky synim nuk ia përforcon askujt sigurinë e vet, kjo është e dukshme, por vetëm e thellon linjën e cila e ndan dhe e përforcon tensionin në Evropë. Përfshirja e shpejtë e Maqedonisë në NATO vetëm vërteton se politika e dyerve të hapura vetvetiu shndërrohet në qëllim, gjegjësisht në instrument për përvetësimin e hapësirës gjeopolitike. Bëhet fjalë, në fakt, vetëm për arritje të përparësisë ushtarake”, deklaroi Zaharova.

Ajo tha se “Moska do t’i analizojë vendimet e Samitit të NATO-s nga pikëpamja e pasojave për sigurinë evropiane, por tashmë mund të thuhet se Aleanca nuk është e interesuar për vlerësim objektiv të gjendjes lidhur me rënien e sigurisë në fushën euroatlantike”.

Sipas Zaharovës, anëtaret e NATO-s dëshirojnë ta shohin botën nëpër prizën e stereotipit të Luftës së Ftohtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme