Zaevi mashtrues, para Ali Ahmetit u gjunjëzua për gjuhën shqipe, sot ndryshoi mendjen

15:52 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Lideri i LSDM-së Zoran zaev para disa ditëve në selinë e BDI-së u gjunjëzua para Ali Ahmetit dhe pranoi gjithçka sa i përket gjuhës shqipe.

Ai pranoi që edhe në bankënota të jetë dygjuhësia, ndërsa sot në konferencë për shtyp  bëri të qartë se në Maqedoni nuk do të ketë gjuhë të dytë zyrtare dhe as që në banknotat nuk do të jenë edhe në gjuhën shqipe, e as që uniformat do të jenë në dygjuhësi.

 

Ai pyetjes së gazetarit rreth dygjuhësisë iu përgjigj se ekspertët kushtetues kanë vlerësuar se bankënotat përdoren në tërë Maqedoninë, prandaj figurimi i një gjuhe tjetër në to do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Të njëjtën gjë Zaev tha se e kanë konstatuar ekspertët edhe lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në uniforma./TetovaSot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme