Zaevi konfirmon takimin me Mickoskin, do të takohen të dielën

15:50 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se është konfirmuar takimi i liderëve për të dielën me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të mbahet takim i liderëve, Zaev pas prezantimit të rezultateve të projektit për uljen e vdekshmërisë së nënave dhe të foshnjave në Klubin e deputetëve, shkurt u përgjigj se takimi me Mickoskin është konfirmuar për të dielën duke mos e saktësuar terminin.

Zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe Prokuroria Publike Speciale, siç është paralajmëruar, do të jenë tre çështjet kryesore në të cilat do të bisedojnë Zaev dhe Mickoski.

Edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së paraprakisht konfirmoi se do të bisedohet për këto tre çështje kryesore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme