Vendimi juaj pozitiv këtu në Kuvend sot e afron Maqedoninë afër anëtarësimit në NATO, deri në momentin kur flamuri i Maqedonisë do të valojë me krenari në direkun në Bruksel me flamuj të vendeve-anëtare tjera, por gjithashtu edhe e bën të sigurt mundësinë që në qershor t’i hapim kapitujt e parë në bisedimet në Bashkimin Evropian, të cilat duhet t’i mbyllim në vitin 2025.
Këtë e porositi sonte kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit, duke iu drejtuar deputetëve në seancën e 75-të, në të cilën debatohet për ndryshimet kushtetuese në fazën e tretë, për çka nevojitet dy e treta e shumicës.
Kryetari i Kuvendit pas ekspozesë së Zaevit e anuloi për nesër debatin për ndryshimet kushtetuese. Seanca është caktuar për në ora 13.
“Vendimi juaj është mes këtyre dy zgjedhjeve, madhësinë e këtij vendimi historik duhet ta njohim të gjithë. Vota juaj është votë për anëtarësim të plotfuqishëm i vendit në NATO për më pak se një vit, vota juaj e vendos vendin në familjen e BE-së”, theksoi Zaev dhe shtoi se çdo votë “kundër” është në të vërtetë votë për izolim dhe krizë të re politike.
Le të ngremë kokën dhe të ngrihemi mbi ndarjet, i porositi Zaevi deputetët, duke shtuar se para nesh janë faqet e bardha të së ardhmes tonë.
“Në vend që me hidhërim dhe zemërim sot t’i plotësojmë këto faqe me shpresë, unitet, solidaritet për shtetin tonë të përbashkët, qytetar”, theksoi Zaev dhe shtoi se përgjegjësi e deputetëve është që t’u sigurojnë qytetarëve të jetojnë në një shtet stabil të përbashkët dhe ekonomik prosperues.
“Dita e sotme dhe vendimi juaj në fund të seancës vendoset afër aktit, kur do ta nënshkruajmë protokollin për inkuadrim në NATO”, theksoi kryeministri dhe tha se Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës, ndërsa Greqia do të jetë e para që do ta kërkojë këtë.
Ai përkujtoi se më 17 qershor në Prespë u nënshkrua dokument, me të cilin u shënua fundi i pasigurisë, e cila kërcënohej të shkojë në një kohë të pacaktuar.
“Kemi gjetur zgjidhje të dinjitetshme dhe të pranueshme për dy palët”, theksoi Zaevi. Me gjithë këtë proces, theksoi, mbyllet çështje nëse ekziston populli i Maqedonisë dhe nëse flasim gjuhën maqedonase, ndërsa hapen edhe perspektivat për çdo gjeneratë të re të ardhshme.
“Kemi konfirmim të kristaltë dhe të qartë për identitetin e Maqedonisë, maqedonas, maqedone, maqeonas, si në shtëpi, ashtu edhe jashtë vendit të përkthye pa kufizime në të gjitha gjuhët e botës. Identitet të Maqedonisë për përdorim gjithëpërfshirës. Më në fund Greqia më nuk e konteston të drejtën tonë për vetëvendosje”, theksoi kryeministri.
Përveç kësaj, Zaevi theksoi se në tërë procesin askujt asgjë nuk i kanë dhuruar, e as dikush dikujt diçka i ka marrë kur është dakorduar përcaktimi gjeografik.
“Procesi duhet të përfundojë me ndryshime të Kushtetutës, që do ta sjell Kuvendi me shumicë prej dy të tretave. Ai akt solemn do të jetë kulminacioni i të gjithë popujve për shprehjen e përkushtimit tonë për të gjetur zgjidhje. Jemi ngritur mbi frikën për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të qetë, t’i zbulojmë manipulimet, t’i hedhim poshtë muret, ta konfirmojmë këtë vendim historik, Tërë bota demokratike, të gjithë miqtë tanë, partnerët dhe mbështetës porositën se marrëveshja na nxjerr nga e kaluara dhe e konfirmon ardhmërinë tonë evropiane”, shtoi ai.
Kryeministri shprehu falënderim për partnerët e koalicionit BDI, PDSH, BESA dhe Afrim Gashin, tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët treguar konstruktivitet në tërë procesin për dallim nga deputetët tjerë nga blloku opozitar i Maqedonisë.
Ai iu falënderua edhe Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit.
Përmes këtyre deputetëve, siç tha Zaevi, është përmirësuar Kushtetuta e re në funksion të një shoqërie për të gjithë, “sepse edhe krahas asaj janë kujdesur për mirë[kuptimin e bashkësisë etnike të Maqedonisë nga Maqedonia jonë e përbashkët”.
“Pres madje edhe se vendimet përfundimtare nga BESA e Bilall Kasamit do të mbesin pozitive pikërisht në këtë fokus”, tha Zaevi.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...