Google ADS

Zaevi këmbëngulë për zgjedhje në qershor

22:48 | 18 Maj 2020
Arbresh.info

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbledhjes së liderëve në Presidencë theksoi se duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët të kenë institucione funksionale, që më lehtë të përballen me valën e re nga virusi korona.

“Qytetarëve u duhen institucione tërësisht funksionale me mandat të ri të iu shërbejnë dhe të përgatiten për valën e re të korona kriza në vjeshtë. Për këtë ka paralajmëruar edhe OBSH-ja dhe duhet ta presim të përgatitur. Qytetarët kanë nevojë të kthehen në normalen e re, transformimin e ekonomisë maqedonase dhe mbrojtjen e qytetarëve në mënyrë të përshtatshme. Virusi korona tashmë është përditshmëria jonë deri sa të gjendet vaksina”, pohoi Zaev.

Ndryshe, për dallim nga VMRO-DPMNE-ja që kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, partia e udhëhequr nga Zaev kërkon që të njëjtat të mbahen në fund të qershorit.

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev akuzoi drejtpërdrejtë kryetarin e opozitës Hristjan Mickoski për mosarritjen e një marrëveshje për datën e ardhshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai tha se Mickoskit nuk i intereson as gjendja shëndetësore e as ekonomike e qytetarëve. Sipas tij, Mickoskit i intereson vetëm përkeqësimi i gjendjes ekonomike të vendit dhe vendi të shkoj në kaos pa funksionimin e plotë të institucioneve për shkak të gjendjes ku ndodhet vendi pa Kuvend dhe një qeveri të mirëfilltë.

“Për fat të keq nuk kemi një datë edhe pse të gjithë kanë ranë dakord, si nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, si nga OSBE\OHDIR. Nuk ranë dakord tani që janë të mbyllur të gjitha që nga, shkollat, kopshtet, kufijtë edhe çdo gjë. Duan të bëjnë zgjidhje në vjeshtë kur pandemia të kthehet sërish. OSBE ODHIR janë të gatshme të na monitorojnë, këtu nuk po arrijmë dot në konsensus. Nuk kemi marrëveshje për shkak të Mickoskit. Nuk kam parë deri më tani politikan të tillë, atij nuk i intereson as shëndeti dhe as mirëqenia e qytetarëve. Ai po pret që ekonomia dhe mosfunksionimi i institucioneve të përfshijë vendin”, tha Zaevi./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme