“Jam i bindur se zgjidhja eventuale për çështjen e emrit do të jetë e pranueshme për gjitha bashkësitë etnike në vend. Nuk janë konsultuar të gjithë 100 për qind, por nëse gjendet zgjidhje ajo do të jetë e pranueshme për gjitha etnitë”, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
Në seancën në Kuvend për pyetjet e deputetëve, ai tha se dëshiron anëtarësim në BE dhe NATO, por jo me çdo çmim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë të rëndësishme të gjitha detajet në procesin negociues, pa u kaluar vijat e kuqe duhet të kemi sukses dhe të marrim ftesë për në NATO dhe datë për bisedimet me BE-në. Nëse zgjidhim çështjen e emrit nuk do të ketë pengesë tjetër për këto dy qëllime strategjike”, tha mes tjerash Zaev.
Ai tha se është i gatshëm që të ndajë të gjitha informacionet për negociatat, pasi sipas tij duhet të ndërtohet konsesus kombëtar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...