Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me anëtarët e Komisionit për Pajtim në Kuvend, tha se është arrtur pajtueshmëri për procesin e faljes dhe përgatitjen e zgjidhjeve ligjore.
Zaev tha se është treguar vullnet politik, duke shtuar se janë të gatshëm për një hap të tillë, përcjell telegrafi maqedoni.
“T’i lejojmë tani ekipet juridike të cilët nën udhëheqësinë e këtyre grupeve të veçanta do të bëjnë hapat e ardhshëm. Sot kemi treguar vullnet politik. Me praninë time në takimin e sotëm kam konfirmuar vullnetin personal dhe si kryeministër”, tha Zaev.
Ai tha se dëshira për pajtim dhe falje ekziston, por nuk duhet të kalohen “vijat e kuqe”.
Zaev theksoi se reformat dhe pavarësia e gjyqësorit janë shumë të rëndësishme për procesin e eurointegrimeve të shtetit.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...