Nga të gjithë ne pritet përgjegjësi serioze nëse arrijmë dy gjëra: zgjedhim me sukses president të shtetit dhe gjithsesi të zgjedhim president i cili do të na udhëheqë përpara, tha kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev pas votimit në vendvotimin 1730 në Strumicë, ku votoi së bashku me bashkëshorten Zorica.
Bëri thirrje të gjithë të tregojnë përgjegjësi të pjekur nëse demonstrojnë demokraci në zgjedhje.
“Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme, nëse e ruajmë unitetin në vendin tonë, hapërojmë fuqishëm përpara drejt botës bashkëkohore së cilës i takon vendi ynë, Republika e Maqedonisë së veriut”, theksoi kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev.
Nënvizoi se në zgjedhje ka dalë si qytetar i përgjegjshëm dhe ka votuar. Konsideron se secili në këtë ditë të bukur dhe të rëndësishme, kur qytetarët në mënyrë më se të drejtpërdrejtë, në mënyrë demorkatike sjellin vendime të rëndësishme për vendin e tyre.
“Votimi është nder, e drejtë dhe detyrë qytetare. Sot pres të gjithë qytetarët tanë të zgjedhin presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha në fund kryetari i Qeverisë dhe partisë në pushtet, Zoran Zaev në deklaratën për mediumet pas votimit në Strumicë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...