Kryeministri Zoran Zaev beson se vitin e ardhshëm, Maqedonia do jetë politikisht stabile dhe kështu do të ketë hapësirë edhe për zhvillim ekonomik.
Gjatë publikimit të Librit të Bardhë, nga Këshilli i Investitorëve të huaj, Zaev para afaristëve tha se ftesa e Maqedonisë për në BE ka ndihmuar shumë në vendimin e biznesmenëve për investime në këtë shtet pasi rruga drejt BE-së dhe NATO-së vetëm siguron stabilitet politik që është diçka kyçe për bërjen e biznesit. Sipas Zaevit, Maqedonia ka fituar shumë edhe nga Marrëveshja me Greqinë edhe me Bullgarinë, dhe tani nuk ka shtete armike që mund ta dëmtojnë zhvillimin ekonomik.
“Vitin e ardhshëm pres stabilitet politik dhe ekonomik. Është e qartë se presim të ndodhin shumë gjëra të mira lidhur me Bashkimin Evropian. Rruga jonë drejt BE-së inkurajon edhe kompanitë për investim në BE. Jam optimist se Parlamenti do të kryejë detyrën e tij për të votuar ndryshimet kushtetues. Diçka e mirë është edhe fakti se tashmë ne nuk kemi shtete armike, i kemi shuar armiqësitë. Krijimi i miqësisë ndonjëherë na kushton në aspekt të populizmit ose popullaritetit tonë në shtëpi, por është diçka e domosdoshme. Mendoj se gjithë këto ndodhi do të ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit të Maqedonisë. Reformat ligjore sigurisht se do të ndikojnë si më mirë. Edhe reformat në gjyqësor, siguri. Por stabiliteti politik është ai më i rëndësishmi që krijoj bazament të shëndoshë për zhvillim ekonomik” deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë./Alsat
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...