Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar sot se edhe gjatë këtij viti Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdoj siç u shpreh ai të investoj në popull, duke iu ndihmuar atyre që kanë nevojë për ndihmë.
Ndërkohë që u shpreh se do të vazhdojnë përpjekjet për të ruajtur vendet e punës, për ngritjen e ekonomisë dhe reformat integruese të vendit.
“Në vitin e ri 2021 të gjithë jemi me shpresë se pandemia do të shuhet dhe dalëngadalë do të kthehemi në normalitet, në mënyrën e rëndomtë të jetesës. Në vitin e ri sërish do të investojmë në popullin tonë. Do t’ju ndihmojmë më të prekurve nga pandemia, shteti është këtu për t’ju ndihmuar të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë dhe të ruajtur vendet e punës. Buxheti është i balancuar me fokus në sistemin shëndetësorë, ekonominë, investimet kapitale, reformat ën gjyqësor dhe euro-integrimet. Kemi një buxhet të planifikuar, të krijuar për tu përgjigjur sfidave gjatë vitit të ardhshëm. Me një standard më të mirë e sjellim Evropën në shtëpi, a kjo nënkuptoj jetë më të mirë për çdo qytetarë dhe ëpr çdo individ në Maqedoninë e Veriut. 2021 është viti i sfidave të vërteta, viti për ringjalljen e ekonomisë, viti i rritjes ekonomike për të gjithë qytetarët”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër./alsat
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...