Zaev: Vijojmë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë

17:54 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev përsëriti qëndrimin se në kontestin me Bullgarinë nuk e ka të qartë më se ku qëndron problemi. Megjithatë Zaev shton se duhet vazhduar dialogu, sepse sipas tij BE-ja për Maqedoninë e Veriut është e shenjtë.

I pari i Qeverisë shtoi se vendi është i gatshëm tashmë prej kohësh që ta zgjidh problemin me Bullgarinë.

“Unë besoj se duhet të vazhdojmë më Bullgarinë, të bëjmë përpjekje ashtu siç më kanë motivuar disa vende të BE-së. Flas si Zoran Zaev, udhëheqës i shoqërisë tonë maqedonase me gjithë bagazhin tim që kam bërë viteve që lamë pas duke dhënë leksione Evropiane nga këtu, zemra dhe shpirti i Ballkanit. Jam i lumtur që në BE ka mbetur akoma Evropë, posaçërisht pas hapave të fundit. Për ne BE-ja është e shenjtë’ deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Por kështu nuk vlerëson Ministria e Jashtme Bullgare.

“Do të ishte e palogjikshme nëse prisni që qëndrimi i Bullgarisë do të ndryshon muajt e ardhshëm”, thuhet në qëndrimin e tyre të fundit.

Ky konstatim i Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë vjen si përgjigje e pritjeve shpresëdhënëse nëse qasja bullgare do të jetë ndryshe nga kjo aktuale në 6 muajt e ardhshëm. Diplomacia bullgare kujton se asnjë Qeveri nuk do të guxonte t’i tradhtonte afro 90 mijë maqedonas të cilët posedojnë shtetësi bullgare.

Ministria e Jashtme, Bullgari

“Do të ishte e palogjikshme të pritni se qëndrimi i Bullgarisë do të ndryshojë. Ky pozicion është i ndërtuar në baza mbi partiake dhe gëzon mbështetje publike prej 84 për qind. Të mos harrohet sa qytetar bullgar janë pasardhës të emigrantëve nga Maqedoni e Vardarit. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, 88.450 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë edhe shtetësi bullgare. Asnjë Qeveri bullgare nuk do të mund t’i tradhton këto njerëz”.

Një aneks në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017, nuk do të nënkuptonte zgjidhje mbi çështjet e hapura mes dy vendeve. Sofja insiston që kushtet e tyre të jenë pjesë e kornizës negociuese për Maqedoninë.

Ministria e Jashtme, Bullgari
“Nuk kemi asnjë argument për të besuar se një dokument tjetër i nënshkruar mund ta ndryshojë praktikën e mosplotësimit të kushteve ndërkombëtare”.

Diplomacia bullgare qëndrimin e saj e përfundon me pritjet për qasje reale dhe solidarizuese nga presidenca e ardhshme e BE-së./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme