Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistë për Prizma.mk, i dha fund dilemave se ku do të nënshkruhet marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e ri ‘Maqedonia Veriore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ishte propozuar, dhe ashtu mbeti – Prespa. Në praninë time, kryeministrit Tsipras dhe ministrave tjerë nga të dy qeveritë, Marrëveshja për zgjidhje përfundimtare të kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për partneritet strategjik mes dy shteteve do ta nënshkrujanë ministrat për punë të jashtme. Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar dhe do të jenë të pranishëm mysafirë të lartë dhe miq tanë nga BE dhe OKB, nga të cilët kemi pranuar përkrahje të plotë gjatë tërë procesit”, është shprehur Zaev.
Zaev shton se kjo marrëveshje qartë dhe në mënyrë transparente vërteton hapat sipas të cilëve propozohet realizimi i saj.
“Në marrëveshje qartë qëndron se vendimi përfundimtar do ta sjellin qytetarët – në referendum. Ivanov me sjelljen e tij, praktikisht, e mohon atë të drejtë të qytetarëve, gjithë qytetarëve. Kush ia jep atë të drejtë?”, pyet kryeministri Zaev.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen