Kryeministri Zoran Zaevi në debatin e sotëm online me Këshillit Atlantik në temë “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës” shfaqi shpresë se javën e ardhshme vendi do të marrë vaksina kundër Covid-19 nga “Pfizer”, ndërsa pastaj edhe nga prodhuesit e tjerë.
I pyetur rreth furnizimi të vaksinave kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Zaevi theksoi se vendi mes të parëve është përfshirë në mekanizmin Kovaks për furnizim të vaksinave, por, siç theksoi gjithkund është problemi i njëjtë – nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe për këtë vonohet dërgesa.
“Shpresoj se javën e ardhshme do të kemi nga vaksinat e Pfizer, ndërsa më tej edhe nga vaksinat e tjera”, potencoi kryeministri.
Ai theksoi se numrat me të infektuar me virusin korona në vend janë të qëndrueshme dhe se ka mbi 60 për qind shtretër të lirë në spitalet për trajtim të Covid-19.
Rreth furnizimit të vaksinave nga Kina dhe Rusia, Zaevi theksoi se vaksinimi nuk është kurrfarë përcaktimi gjeostrategjik dhe secili mund të përpiqet të porosisë nga kudo.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...