Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij të parë në Bruksel, sot u takua me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e KE-së, Federika Mogerini.
Zaev, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në Bruksel duhet të takohet edhe me komisarin për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Johanes Han dhe pastaj në selinë e NATO-s edhe me sekretarin e përgjithshme të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Eurokomisari Johanes Han, sot në konferencën për shtyp në Bruksel, të mbajtur para takimit të tij me Zaevin, tha se vendi përfundimisht e ka tejkaluar krizën politike dhe se tema kryesore në bisedën me Zaevin do të jenë Prioritetet urgjente reformuese, Gazeta Express
“IRJM më në fund, me përkrahje të BE-së, e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve korrekte dhe formacionit të Qeverisë së re dhe tani shpresojmë se do të kthehen në politikë ditore. Sot me kryeministrin Zaev do të bisedojë për implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese”, tha Han në konferencë për shtyp kushtuar ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.
Para vizitës së kryeministri Zaev, pres-shërbimi për informim i Qeverisë, kumtoi se qëllimi i vizitës së tij të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës është që Qeveria ta konfirmojë përkushtimin e saj të parë në integrimet në BE dhe në NATO, si qëllim strategjik i vendit dhe t’i prezantojë prioritetet reformuese në agjendën qeveritare për kthimin e shtetit në rrugën e integrimit euroatlantik.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...