Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë bisedimet ndërpartiake për një koalicion të mundshëm qeveritar mes partive shqiptare dhe maqedonase.
Tani për tani, liderët janë të përmbajtur në pritje të vendosjes së forcave në parlament.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pritet të dihet se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të cilit presidenti i vendit Stevo Pendarovski bazuar në afatet kushtetuese do t’i japë mandatin për ta formuar qeverinë e re.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur kushtin për partitë maqedonase që të pranohet kandidati i tyre për kryeministër, Naser Zyberi. Por, kjo mundësi është hedhur poshtë nga dy liderët e partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për REL, e cila do të transmetohet e plotë të këtë të dielë ka thënë se, tre vite më parë nuk kishin opsion përpos BDI-së për shkak të numrave, por se pas këtyre zgjedhjeve do të ketë një fotografi tjetër të rezultatit zgjedhor, përcjell INA.
“Nuk ka asnjë shans që rezultatet të na çojnë në një koalicion me BDI sepse opsionet kundër që janë në garë me BDI-në , që është Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, janë afër me mandate. Edhe nëse ekziston një ndryshim prej dy deri tre plus ose minus mandate për ndonjë nga dy ofertat politike midis BDI-së dhe Aleancës dhe Alternativës, atëherë ekziston një mundësi për të zgjedhur. Kjo është arsyeja pse ne jemi të hapur për këtë çështje deri në fund të fushatës, sepse në fund koalicionet formohen në bazë të programeve, dhe jo me shantazhe ”, tha Zaev.
Udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nga ana tjetër thotë se do të hyjnë në koalicion paszgjedhor dhe qeverisës bazuar në platformën dhe programin e tyre.
Ndërsa, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se do të pres rezultatin e zgjedhjeve të 15 korrikut dhe pastaj do të shoh se si do zhvillohen ngjarjet.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës