Kryeministri Zoran Zaev as që do të dëgjojë kërkesën e opozitës që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës – servisi në maqedonisht theksoi se nuk dëshiron tani zgjedhje të tilla dhe se ato duhet të mbahen më së voni në fund të tetorit 2020, përcjellë INA.
“Argumentet tona janë se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në fund të tetorit të 2020. Opozita thotë të parakohshme”, thotë Zaev, që sipas tij, partia e tij do të fitojë zgjedhjet edhe tani nëse mbahen zgjedhje, por edhe nëse mbahen në terminin e rregullt. Ai theksoi se prioritet për vendin është rrumbullakësimi i vendimit të BE-së për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve si dhe vendimin për anëtarësim të plotë në NATO. “Fillimisht ne të bëjmë punët tona, siç është më mire për qytetarët, ndërsa më pas të shkojmë në zgjedhje”, theksoi Zaev, duke i bërë thirrje opozitës për dialog dhe uljen e tyre në tryezën e bisedimeve.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...