Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se qeveria e tij po bën çdo gjë për të rritur mirëqenien në vend dhe theksoi se, ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale në vitin 2016, vitin që vjen do të arrihet dhe paga mesatare prej 30 mijë denarësh apo 500 eurosh.
Ai tha se veç në dhjetor të vitit të kaluar ajo ishte mbi 400 euro, saktësisht 25.500 denarë.
“Unë jam i bindur se me masat që do t’i miratojmë që këtë verë, paga mesatare në 10 muajt e ardhshëm prej 500 euro do ta arrijmë, gjegjësisht në vitin 2020, tani është, së paku në dhjetor ishte 25.500 denarë, këto janë rreth 420 euro, ne nuk jemi larg prej pagës mesatare 30.000 denarë, sa edhe premtuam ose të ashtuquajturat 500 euro, me masat që tashmë jemi duke i ndërmarrë, e që tashmë edhe japin rezultat, gjithsesi pres që në vitin 2020 pagë mesatare prej së paku 30.000 në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...