Google ADS

Zaev thotë se Maqedonia e Veriut është sinonim i fitores në diplomaci dhe dialog

20:01 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev bashkërisht me ministrin e Punëve të Jashtme, sot u takua me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, si pjesë e agjendës së delegacionit të Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

Në takim kryeministri Zaev vërtetoi angazhimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në forcimin e rolit të KB-së në zgjidhjen e sfidave globale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në bisedë me sekretarin e Përgjithshëm Guterres, gjithashtu është theksuar se Maqedonia e Veriut në mënyrë të plotë e përkrah vizionin për zhvillim si dhe parandalim të konflikteve të dhunshme dhe terrorizmit, por edhe kërcënimet që vinë nga ndryshimet klimatike, emigrimin dhe krizën e emigrantëve.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Zaev ka falënderuar për përkrahjen e agjencive të KB-së në agjendën tonë në procesin e zbatimit të reformave në Maqedoninë e Veriut dhe e ka njoftuar sekretarin e Përgjithshëm për gjendjen aktual në vend dhe për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ka vlerësuar Marrëveshjen e Prespës si sukses historik që hap mundësi për zhvillim të vendit, dhe se marrëveshja është hap i rëndësishëm për anëtarësimin në NATO dhe vendim pozitiv për marrjen e datës me BE-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme