Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, këtë pasdite priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë Agim Rushiti, dhe në takim morën pjesë këshilltarja për arsim i kryeministrit Zaev, Tatjana Stojanoska Ivanova.
Në takim siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Zaev u informua për punën e deritanishme të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, brenda së cilës funksionojnë edhe bordet e akreditimit dhe vlerësimit në arsimin e lartë.
Drejtori Rushiti prezantoi mënyrën dhe parimet mbi të cilat funksionojnë bordet, punën e tyre, por edhe sfidat me të cilat përballet Agjencia, transmeton telegrafi.
Në takim u konfirmua që Agjencia e Cilësisë së Arsimit të Lartë po stafizohet, si dhe krijimi i shpejtë i Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë, i cili do të kontribuojë në funksionimin e qetë dhe cilësor të Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%