Kryeministri Zoran Zaev sot ka zhvilluar bisedë telefonike me Kirjakos Micotakis, me çka e ka uruar për fitoren dhe bashkërisht kanë shfaqur shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Zaev, siç bëri të ditur në profilin e tij në Facebook, e ka uruar kryetarin e Demokracisë së Re dhe kryeministrin e ri të Greqisë dhe i ka dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie Greqisë dhe popullit grek.
“Bashkërisht shprehëm shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke pritur takimin tonë të parë si kryeministra.
I konfirmova pozicionet se Greqia është partner i jonë strategjik me të cilin zhvillojmë bashkëpunim dhe ndërtojmë miqësi të qëndrueshme dhe shpreha falënderim për mbështetjen të cilën nga fqinji ynë e marrim për anëtarësimin në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-në.
Në bisedë dërgova mirënjohje dhe urime për zgjedhjet e suksesshme demokratike me të cilat Greqia edhe një herë tregon se është shtet udhëheqës në rajon, si demokraci më e fuqishme dhe më stabile, anëtare shumëvjeçare në BE dhe NATO, që kontribuon drejtë stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
E shfrytëzoj këtë rast që të dërgoj falënderim të madh deri te kryeministri i deritanishëm i Greqisë dhe lider i SYRIZA-s, Cipras, për bashkëpunimin me të cilin vendosëm themele të miqësisë së përhershme mes vendeve tona dhe bazë për një Ballkan të ri prej të cilit reflekton paqe, si dhe për guximin të cilën e treguam bashkërisht që ta zgjedhim kontestin 27 vjeçar i cili i pengonte marrëdhëniet bilaterale mes shteteve dhe popujve tanë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...