Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev më datë 26 të këtij muaji do të merr pjesë në takimin joformal të kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar integrimit rajonal, që do të mbahet në Durrës, kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar.
Krahas kryeministrave të shteteve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler.
Në takimin në Durrës, homolog i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen disa sesione punuese me tema të lidhura me bashkëpunimin rajonal dhe për përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030