Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, më 26 korrik do ta vizitojë zyrtarisht Austrinë, ndërsa më 27 qershor do të ndodhet për vizitë pune në Poloni.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryetari i Qeverisë në Vjenë do të ketë takim me kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc, pas çka do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.
Zaev do të ketë takim edhe në Parlamentin e Austrisë, do të flasë në debatin me temë “E ardhmja e përbashkët evropiane për Evropën Juglindore – Shembulli i Maqedonisë”, ndërsa në kuadër të vizitës me delegacionin qeveritar do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit afarist në Austri.
“Në Varshavë, kryeministri Zaev do të ketë takim dhe konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateus Moravjecski”, informon shërbimi qeveritar për shtyp. /Medial.mk
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?