Bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Turqisë do të intensifikohet, do të punohet në rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, por edhe në investime të reja që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike, tha sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin e Odës ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev i ftoi kompanitë vendore, anëtare të MATTO, të hyjnë, siç tha, investime të reja për të cilat do të pranojnë ndihmë të fuqishme dhe përkrahje nga shteti.
“Suksesi i punës së Qeverisë së re e shohim nëpërmjet suksesit që do të arrijnë kompanitë private dhe afarizmi. Qëllimi ynë i fuqishëm është të punojmë si shërbimi juaj, të zgjidhim problemet, por edhe t’i hapim perspektivat për investime të reja dhe zhvillim të investimeve ekzistuese”, tha Zaev.
Sipas tij, ekziston interes i madh për përfitimet dhe përkrahjen që ofron Qeveria në planin e rritjes ekonomike, në masë të njëjtë edhe për investitorët vendas edhe për ato të huaj.
Përfaqësuesit e MATTO, të udhëhequr nga kryetari Ajdovan Ademoski, shprehën përkrahje për politikat ekonomike të qeverisë dhe pritjet e tyre për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”