Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dërguar urim me rastin Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Ai bën apel që të gjithë të angazhohen që të ruhen vendet e punës në këtë kohë.
“Për shkak të pandemisë globale, këtë vit, Ditën e Punës e shënojmë në rrethana të jashtëzakonshme, në të cilat solidariteti dhe marrëdhënia me të tjerët, ndaj punëtorëve është baza e moralit tonë. Në gjithë botën është treguar solidaritet që nuk është parë ndonjëherë, kjo ndodhi edhe tek ne”.
“Tani është fer dhe e drejtë që gjitha kompanitë të sigurojnë të ardhura me dinjitet për punëtorët e tyre për t’i mbajtur në punë, edhe përmes ndihmës së siguruar nga shteti”, shkruan Zaev.
Ai shton se punëtorët janë motori i ekonomisë, si dhe i falënderon për përpjekjet dhe solidaritetin e treguar./telegrafi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...