Afganistani përballet me katastrofë të mundshme humanitare dhe ne si Qeveri i kemi njoftuar partnerët tanë strategjik – SHBA-të se jemi në dispozicion për të ndihmuar konform kapaciteteve dhe nevojave – ka deklaruar Kryeministri Zaev i pyetur se si do të jetë reagimi i Maqedonisë së Veriut pas situatës së fundit në Afganistan.
“Me qëllim që të shpëtohen jetët e popullatës lokale, informuam se jemi të gatshën të pranojmë popullatë civile nga Afganistani, e cila gjatë 20 vitet e kaluara punoi për paqën në atë vend, ishte mbështetje lokale të forcave aleate të NATO-s, duke llogaritur edhe Armatën tonë, si dhe për pranimin e aktivistëve nga organizatat demokratike humanitare dhe organizatave për të drejtat e njeriut në Afganistan. Jemi të gatshëm të sigurojmë akomodime nëpër hotele dhe pushimore për cka operativiteti dhe harxhimet gjatë qëndrimit të tyre, deri në sigurimin e destinacionit të përhershëm, plotësisht do të mbulohen nga ana e SHBA-ve”
Kryeministri Zaev ka theksuar se në Afganistan për momentin janë edhe rreth 100 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, me të cilët është vendosur komunikimi. Ata ndjehen të sigurtë, kurse kompanitë për të cilët punojnë kanë siguruar plane evakuimi. /klanmacedonia/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...