Kryeministri Zoran Zaev tha se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shkelur Kushtetutën kur është drejtuar në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian.
“Talat Xhaferit është në kundërshtim me Kushtetutën që është drejtuar në shqip në PE. Ka pasur tre sesione, te njëra ka folur në gjuhën shqipe, pikërisht duke u provokuar nga bullgarët në ato sesione për gjuhën maqedonase”, tha Zaev.
Zaev tha se nuk do të kërkojë përgjegjësi nga kreu i Kuvendit, por për këtë Xhaferi duhet të sqarohet.
Për këtë çështje, ndryshe mendon kryetari Xhaferi i cili thotë se ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij natyrore për t’u drejtuar në gjuhë amtare dhe se nuk ka shkelur Kushtetutën kur është drejtuar në gjuhën shqipen në Parlamentin Evropian./Telegrafi/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...