Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës Ylber Hysa në të cilin është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësinë për thellim dhe vazhdim të marrëdhënieve të suksesshme bilaterale.
Kryeministri Zaev, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, ka porositur se pret formim të shpejtë të qeverisë së re të Kosovës që të vazhdojë tregimi i suksesshëm në bashkëpunimin midis të dy qeverive.
“Jashtëzakonisht e rëndësishme është që të përmirësohet bashkëpunimi me fqinjët, për shkak se fqinjët duhet të mbështeten, sepse në plan ndërkombëtar fitojnë ata të cilët mbështeten”, theksoi kryeministri Zaev në takim.
Një nga projektet më të rëndësishme, siç thuhet në kumtesë, që në mënyrë plotësuese do ta përforcojë bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Kosovës është ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, si dhe vendkalimit të ri kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës, Bellanoc – Stançiq, i cili pritet të hapet nga fundi i verës ose fillimi i vjeshtës.
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...