Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, të martën ka bërë edhe një herë thirrje presidentit të Maqedonisë George Ivanov që të rishikojë vendimin e tij dhe menjëherë të japë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, në interes të qytetarëve dhe të vetë shtetit.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që kishte me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë, Holandës, Kristine D. Althauzer, Çarls Garet, Mats Stafanson dhe Vauter Plomp, me ç’rast është vlerësuar se është e domosdoshme të vazhdojnë proceset demokratike në Maqedoni që të formohet qeveria e re.
“Patëm zgjedhje kredibile, në të cilat shumica e qytetarëve e mbështetën konceptin e një shoqërie, zhvillimin e Republikës së Maqedonisë dhe jetën cilësore. Përkthyer në mandate deputetësh, janë 67 mandate me të cilat është siguruar shumica parlamentare dhe janë krijuar kushte për bisedime dhe formimin e qeverisë së re”, tha Zaev.
Sipas tij, zgjedhjet e reja do të thonë vetëm thellim të krizës.
Në kumtesën e LSDM-së thuhet se në takim janë shprehur pritjet për pjekuri prej të gjitha palëve me qëllim që Maqedonia dhe qytetarët sa më parë të kenë qeveri të re, në mënyrë të qetë, siç i ngjan një vendi i cili ka për qëllim të jetë pjesë e botës demokratike.
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...